Zjarret e nxitura nga erërat e forta nëpër pyjet pranë kryeqytetit grek, Athinë, kanë marrë jetën e të paktën 50 personave dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar, duke përfshirë disa në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet. Mediat lokale raportojnë se ekipet e shpëtimi që janë duke punuar nëpër zonat e djegura thanë se në dritën e parë kishin gjetur trupat e më shumë se 20 personave të mbledhur në një vend pranë një plazhi.
Autoritetet greke të shëndetësisë nuk mundën të konfirmojnë rritjen e numrit të vdekjeve, pasi trupat ende nuk kishin arritur në spitale.
Zjarri po ashtu ka shkaktuar dëme në dhjetra shtëpi dhe makina, ndërsa qindra njerëz u evakuuan.
Në disa zona të rajonit Atika, e cila përfshin edhe Athinën, është shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Raportohet se Greqia ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.