Zjarr në Parkun Kombëtar të Thethit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit. Bëhet e ditur se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Një zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Thethit. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e zjarrfikëseve dhe ata të zonave të mbrojtura që po tentojnë të shuajnë flakët. Mësohet se zjarri ka rënë që para një ore, ndërsa forcat zjarrfikëse nuk dihen nëse janë nisur për të shkuar në zonën ku ka rënë zjarri.

Burimi: Report TV