Zjarr në një banesë në Shkodër, zjarrfikëset ‘në luftë’ për shuarjen e flakëve

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër, pranë ish-konviktit të Shkollës Veterinere. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse, por zjarri i përmasave të mëdha nuk është vënë ende nën kontroll.Mësohet se shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.