Zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm

Kuvendi i Shqipërisë votoi kandidaturën e Olsian Çelës për Prokuror të Përgjithshëm me 101 vota pro dhe 2 kundër.

Kuvendi hodhi poshtë kandidaturën e Arta Markut dhe të Fatjona Memçajt, të cilat ishte renditur përkatësisht e dyta dhe e treta nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Tre javë më parë KLP bëri edhe renditjen e tre kandidatëve që garonin për postin e kryeprokurorit. Olsian Çela kryesoi listën me 459 e ndjekur nga Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Kreu i ri i organit qendror të akuzës do të ketë një mandat 7–vjeçar, pa të drejtë riemërimi./tvklan.al