Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca: Të zbatohet ligji i dekriminalizmit

Në një postim në rrjetet sociale ambasadori thekson se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë radhën për të verifikuar të gjitha kandidatë.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit, ndërkohë që partitë politike kanë dorëzuar pranë KQZ listat e tyre të kandidatëve.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadori thekson se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë radhën për të verifikuar të gjitha kandidatë. Soreca apelon se duhet të zbatohet ligji i dekriminalizimit si dhe kandidatët duhet të plotësojnë kriteret.

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se më herët sot pasdite edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta. Diplomatja theksoi se KQZ duhet të verifikojë të gjithë kandidatët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe skualifikime. /abcnews.al