Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Kalın vizitë në Shqipëri

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, kryetari i TIKA-s, Serdar Çam dhe zv.kryetari i Dijanet-it, Selim Argun, kanë realizuar takime me drejtuesit e institucioneve turke në Shqipëri

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, si dhe zyrtarë të tjerë nga Turqia po realizojnë një vizitë në Shqipëri, duke patur në fokus diskutimet për projektet e ndryshme që po realizon Turqia në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Kalın, kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam dhe zv.kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Selim Argun, kanë mbërritur në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë realizuar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe takime me drejtuesit e institucioneve turke në Shqipëri.

Kalın, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarët e tjerë nga Turqia realizuan një takim edhe me kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë

Zyrtarët nga Turqia janë takuar me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në ambientet e ambasadës, ndërsa kanë realizuar një vizitë edhe në zyrat e TIKA-s në Tiranë.

Gjithashtu kanë realizuar një vizitë edhe në universitetin e Fondacionit Turk Maarif, Universitetin New York Tirana.

Ndërkohë kanë vizituar edhe Xhaminë e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërtimi i së cilës financohet nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Turqia aktualisht po realizon disa projekte duke i ofruar ndihmë Shqipërisë në disa fusha si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një nga projektet e fundit që ka filluar të zbatohet është edhe ai rikonstruksionit dhe mobilimit të godinës së konviktit numër 6 në Qytetin Studenti në Tiranë, e cila pritet të shndërrohet në një ambient me kushte moderne.

Ndërsa këtë vit, TIKA ka filluar restaurimet e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.