Zaev theksoi se vota e dhënë në referendum është përfundimtare, ndërsa vullneti i qytetarëve është i padiskutueshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë.
“Pres që deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vendimin demokratik të shumicës së qytetarëve që votuan, në të kundërtën, do të duhet ta përdorim mjetin tjetër demokratik, që nënkupton zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë”, tha Zaev.