Zaev sërish në konferencë shtypi për bisedat me komedianët rusë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev doli në një tjetër konferencë për shtyp, ku sqaroi pozicionin e tij për bisedën me 2 komedianët rusë.

Lidhur me çështjen e Kosovës ku në bisedë pohonte se projekti i ndarjes nxitej nga Rusia, ai tha se nuk kishte marrë informata zyrtare as me palën kosovare dhe as me atë serbe, por kishte folur në bazë të atyre që kishte dëgjuar në media.

Sipas tij çështja në fjalë është problem bilateral mes Prishtinës dhe Beogradit, me të cilët Maqedonia e Veriut dëshiron të ketë marrëdhënie miqësore.

Një ditë më parë Zaev pranoi se kishte rënë pre e një mashtrimi me qëllime të caktuara dhe se gjatë bisedës nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror.