Zaev lidhur me hapjen e kufijve: Do t’i kushtojmë kujdes aspektit shëndetësor dhe ekonomik

"Do të duhet të jemi të kujdesshëm edhe më tej për të dy aspektet, njëri është shëndetësor ndërsa tjetri ekonomik", tha Zaev lidhur me hapjen e kufijve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev lidhur me hapjen e kufijve me vendet fqinje pa teste PCR deklaroi se në Qeveri është zhvilluar diskutim dhe se do të jenë të kujdesshëm si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik mbi këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev me rastin e ditës së parë të vitit të ri shkollor vizitoi shkollën fillore “Jans Amos Komenski” në Shkup, ku iu drejtua nxënësve, më pas u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

Në pyetjen nëse disa ministra të LSDM-së janë kundër hapjes së kufijve me vendet fqinje pa teste PCR, Zaev tha se në Qeveri ka pasur diskutim për hapjen e kufijve, ku u dorëzuan argumente pro dhe kundër hapjes së kufijve.

“Ne hapëm diskutim, u lajmëruan ministra duke treguar të gjitha përfitimet e hapjes së kufijve, kryesisht nga pikëpamja ekonomike, për nevojat e qytetarëve, natyrisht duke hapur diskutimet për të gjithë, ashtu që i theksoj situatat problematike që mund të paraqiten nga aspekti shëndetësor”, tha Zaev.

Duke theksuar se në seancë ministrit të Shëndetësisë iu dhanë indikacione se cilave aspekte duhet t’u kushtojnë vëmendje mbi këtë çështje, Zaev tha se ministri i Shëndetësisë do të përfundojë konsultimet e tij me kolegët nga vendet fqinje dhe i gjithë rajoni ndërsa Komisioni për Sëmundjet Infektive do të japë rekomandimin ose vendimin përfundimtar.

“Do të duhet të jemi të kujdesshëm edhe më tej për të dy aspektet, njëri është shëndetësor ndërsa tjetri ekonomik. Të dyja janë njësoj të rëndësishme. Sigurisht, gjithnjë mbizotëron gjëja më e rëndësishme, ai është shëndeti i të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.