YouTube rrit masat kundër lajmeve të rreme

Në një deklaratë nga YouTube, thuhet se në kuadër të luftës kundër lajmeve të rreme, përdoruesit sidomos në zhvillimet flash do të arrijnë më lehtë në burimet e lajmeve “të besueshme”

 Uebfaqja e shpërndarjes së videove YouTube njofton se do të marrë më shumë masa kundër lajmeve të rreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga YouTube, e cila është në pronësi të Google, thuhet se në kuadër të luftës kundër lajmeve të rreme, përdoruesit sidomos në zhvillimet flash do të arrijnë më lehtë në burimet e lajmeve “të besueshme”.

Në deklaratë thuhet se përdoruesit gjatë kërkimeve në YouTube do të shohin edhe burimet e përmbajtjeve të lajmeve dhe se ende pa i hapur videot do të mund të marrin informacione për burimet e tyre.

Në anën tjetër njoftohet se YouTube është zotuar për një investim prej 25 milionë dollarësh për vitet e ardhshme në lidhje me gazetarinë.