Xhaçka në Dibër: Disa vandalë kërkojnë të rikthejnë 1997

Në kohën kur opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamenti, PS ka nisur takimet me elektoratin e tyre në rrethe për zgjedhjet vendore. 

Mazhoranca refuzon sërish kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare . Nga Dibra, ministrja Olta Xhaçka hodhi akuza ndaj opozitës që me situatën e krijuar kërkon të risjellë kaosin e viti 1997. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Taulant Balla nga Korça, nga ku u shpreh se opozita dogji mandatet se ka frikë nga drejtësia e re.

Në kohën kur opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamenti, PS ka nisur takimet me elektoratin e tyre në rrethe për zgjedhjet vendore.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS në qarkun e Dibrës ka garantuar qytetarët nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse se në Parlament nuk ka opozitë.

Madje Xhaçka i ka quajtur vandale veprimet e opozitës, të cilët sipas saj me situatën e krijuar kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në kohën e vitit 1997.

Xhaçka: Ti tregojmë opozitës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë më shumë se ata vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e vitit 1997. 

Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi iu kërkoi socialistëve që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

PëllumbiNe do t’i fitojmë të 61 bashkitë e vendit. 

Ashtu si Ministrja edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, nga Korça u shpreh se pavarësisht vendimit të opozitës mazhoranca do të vijojë punën për zgjedhjet vendore dhe reformën në drejtësi.

Balla: Protestues huliganë që do të mblidhen në hyrje të Kuvendit.Të gjitha fajet e këtyre 28 viteve kushdo që i ka bërë nuk kanë për të shpëtuar për pa u hetuar ashtu siç duhet dhe pa u dënuar siç e meritojnë.

Përfaqësuesit e PS-së u shprehën se socialistët  janë të vendosur që të mos lejojnë askënd të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë./OraNews