Vuçiç del nga spitali pas problemeve në zemër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS.

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS.

Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiçit është stabile.

Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”.

“Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.

Vuçiç, 49-vjeç, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë.

Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiç vuan nga problemet në zemër.

Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë./Evropa e Lirë

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.