Vritet një person në Kavajë, hyri në shtëpinë e një vajze dhe u konfliktua me policin e burgjeve

Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në lagjen nr.2.s

Mësohet se viktima Dritan Haxholli., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M.Q.,  brenda së cilës ndodhej edhe shtetasi Bledar Toçi,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Haxholli është konfliktuar me shtetasin Toçi dhe si pasojë Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë.  Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.