Vritet me thikë një shqiptar në Londër

Shqiptarët duket se kanë larë hesapet në Londër, pasi në një nga metrotë e qytetit është qëlluar me thikë nga persona të paidentifikuar Edmond Jonuzi, 35 vjeç.

Shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas pasur mundësi të transportohet në spital. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës, raporton Daily Mail.

Policia Metropolitane ka dyshime të forta se krimi I rëndë është derivate i një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common.

Sipas policisë britanike ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 9 qershor dhe një hetim për vrasjen ka nisur.

Inspektori i Komandës së Policisë Metropolitane tha: “Kjo ishte një zonë e zënë, shumë pranë stacionit Tube Turnpike Lane. Nëse ka njerëz që panë ose dëgjuan diçka të dyshimtë që mund të na ndihmojnë të gjejmë kush e vrau Edmondin. Unë po bëj thirrje për ndonjë dëshmitar apo kujtdo që ka informacion për të thirrur sallën e incidentit në Hendon dhe të ndajë informacion me policinë”.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për këtë ngjarje, por ende nuk kanë të arrestuar.