Vrasja e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit, Gjykata e Strasburgut merr vendim
Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë. Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes. Sipas argumentimit, Gjykata pretendoi se ligji i kohës…

Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë.
Sipas vendimit të Gjykatës, në këtë çështje ka dy shkelje, të cilat janë vrasja dhe mos-zbardhja e ngjarjes.
Sipas argumentimit, Gjykata pretendoi se ligji i kohës dhe plani masave të Gardës nuk garantonin jetën dhe zbardhja e ngjarjes nuk u realizua.
Këto cilësohen si shkelje të dy aspekteve të jetës, sipas Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Iashin familjarët e Nikës të cilët dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pas vdekjes së tij.
Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin dy vite më parë për vrasjen e Nikës, por familjarët kërkuan që çështjen ta marrë në dorë SPAK.
Por SPAK shpalli mos-kompetencën për hetimin e kësaj ngjarjeje dhe kjo vrasje po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Një hetim i mëhershëm për vrasjet e 21 janarit dërgoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.
Gjykata vlerësoi se vrasjet e Hekuran Dedajt, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.
Klikoni KËTU për ta parë të plotë vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Vendimi i Gjykatës:
Cameron mbërrin në Ministrinë e Jashtme për ditën e parë të punës
Dje, ish-kryeministri David Cameron bëri një rikthim shokues në politikë teksa mori një nga katër zyrat e mëdha shtetërore në kabinetin e Rishi Sunak.
Sekretari i ri i Jashtëm tani është parë teksa mbërrin në Ministrinë e Jashtme për ditën e tij të parë të punës në qeveri në shtatë vjet.
Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë
Në vendimin1 e sotëm të Dhomës në çështjen Nika k. Shqipërisë (kërkesa nr. 1049/17) Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti, njëzëri, se ka pasur: dy shkelje të nenit 2 (e drejta për jetën dhe për hetim) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Çështja lidhej me vdekjen e bashkëshortit dhe babait të kërkueseve pasi ishte qëlluar me një plumb
në kokë në vitin 2011 gjatë një proteste përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës kishte pasur
përballje të dhunshme midis demonstruesve dhe autoriteteve. Kërkuesit pretenduan në veçanti se
komandanti i përgjithshëm i Gardës së Republikës, i ngarkuar me mbrojtjen e Kryeministrisë, kishte
urdhëruar vartësit e tij të hapnin zjarr ndaj protestuesve.
Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga
hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në
sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i Gardës. Kishte
pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim, duke përfshirë fshirjen e videoregjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë. Këto mangësi ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht.
Dhoma gjeti gjithashtu të meta në kornizën ligjore që rregullonte në atë kohë përdorimin e armëve
të zjarrit në kontekstin e tubimeve masive, si dhe defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e
protestës. Autoritetet vendase nuk dëshmuan se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e
Gardës që rezultoi në vdekjen e të afërmit të kërkueseve, kishte qenë absolutisht i nevojshëm. Në
fakt, vetë Qeveria Shqiptare pranoi se përdorimi i forcës kishte qenë i tepruar.
Më tej, trupa gjyqësore vendosi se sipas nenit 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve)
autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së të afërmit të kërkueseve dhe të
identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.
Ky njoftim për shtyp është publikuar edhe në anglisht.
Një përmbledhje ligjore e rastit do të jetë në dispozicion në bazën e të dhënave të Gjykatës HUDOC
(Lidhja)
Faktet kryesore
Kërkueset, Rajmonda, Amelia dhe Mentila Nika, janë shtetase shqiptarë që kanë lindur përkatësisht
në vitet 1984, 2009 dhe 2010 dhe jetojnë në Lezhë (Shqipëri). Ato janë bashkëshortja dhe vajzat e
A.N., i cili u qëllua me armë në kokë më 21 janar 2011 gjatë një proteste përpara Kryeministrisë. Ai
vdiq në spital më 4 shkurt 2011.
- Sipas neneve 43 dhe 44 të Konventës, ky vendim i Dhomës nuk është përfundimtar. Gjatë periudhës tre mujore pas shpalljes së tij, secila palë mund të kërkojë që çështja t’i referohet Dhomës së Madhe të Gjykatës. Nëse bëhet një kërkesë e tillë, një trupë prej pesë gjyqtarësh vlerëson nëse çështja meriton shqyrtim të mëtejshëm. Në rast se kërkesa pranohet, Dhoma e Madhe e shqyrton çështjen dhe jep një vendim përfundimtar. Nëse kërkesa për referim refuzohet, në të njëjtën datë vendimi i Dhomës bëhet përfundimtar.
Pasi vendimi të jetë bërë përfundimtar, ai i përcillet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për mbikëqyrjen e ekzekutimit të tij.
2
Protesta u organizua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, partia kryesore opozitare e asaj kohe. Ajo
kishte informuar autoritetet disa ditë përpara rreth pikave të grumbullimit të demonstruesve dhe
itinerarit të tyre. Garda e Republikës ishte në gatishmëri dhe policia kishte përgatitur një plan për
garantimin e rendit.
Në ditën e protestës situata u përkeqësua me shpejtësi kur disa nga protestuesit filluan të hedhin
gurë në drejtim të njërit prej kordonëve të policëve. Pavarësisht se policia përdori gaz lotsjellës dhe
një makinë uji për shpërndarjen e protestuesve, një grup protestuesish arritën të sulmojnë një derë
hekuri në veri të ndërtesës dhe hynë në oborrin e godinës. Një grup oficerësh, të pajisur me
skafandra dhe shkopinj gome, arritën t’i shtyjnë protestuesit jashtë oborrit.
Megjithatë, shumë shpejt pas atij momenti, disa oficerë të Gardës filluan të përdornin armët e tyre
të zjarrit, duke qëlluar me plumba manovre dhe luftarak. Tre protestues vdiqën në vend dhe i afërmi
i kërkueseve u godit në kokë me një plumb. Asnjë nga katër viktimat nuk gjendej në oborrin e
Kryeministrisë; ata ishin në një trotuar aty pranë. Asnjëri prej tyre nuk po merrte pjese në dhunën
kundër oficerëve të Gardës.
Nga përplasja u plagosën 45 shtetas të tjerë, si dhe 82 oficerë të Gardës dhe 27 punonjës policie.
Prokuroria nisi një hetim po atë ditë, duke lëshuar urdhër-ndalime për gjashtë të dyshuar, oficerë të
Gardës së Republikës. Kur u morën në pyetje, oficerët mohuan kategorikisht të kishin qëlluar
drejtpërdrejt mbi turmën, duke pohuar se ata kishin qëlluar në ajër vetëm për të zmbrapsur
protestuesit. Gjithashtu, ata pohuan se nuk ishte dhënë asnjë urdhër, në asnjë moment, për të
qëlluar në ajër ose në drejtim tjetër, dhe se çdo oficer e kishte marrë vetë këtë vendim.
Në përfundim të procesit, në vitin 2013 dy nga oficerët u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia
të dy prej viktimave. Ata u dënuan përkatësisht me një dhe tre vjet burgim. Gjykata e Apelit e
Tiranës arriti në përfundimin se përdorimi i forcës nga oficerët e Gardës kishte qenë i tepruar dhe se
ata duhej të kishin parashikuar pasojat e vendimit të tyre për të qëlluar me plumba luftarak në ajër.
Gjykata e Apelit megjithatë nuk e gjeti të provuar se oficerët kishin qëlluar drejtpërdrejt ndaj dy
viktimave, të cilët me shumë gjasa ishin vrarë nga plumba rikoshet. Sidoqoftë, sipas gjykatës të
shtënat në ajër duheshin konsideruar si një mjet i ligjshëm për të zmbrapsur protestuesit që ishin
përpjekur të hynin në godinën e Kryeministrisë.
Hetimi për vdekjen e A.N. u nda nga dosja kryesore dhe vazhdon ende. Një numër ekspertizash
balistike janë kryer mbi plumbin e nxjerrë nga koka e A.N., por për shkak të dëmtimeve të tij ka qenë
e pamundur të përputhej plumbi me armën nga e cila ishte shkrepur.
Kërkuesit nisën gjithashtu një proces gjyqësor për dëmshpërblim dhe në vitin 2017 secilit prej tyre iu
dha mbi 100,000 euro dëmshpërblim. Në këtë procedurë Gjykata Administrative e shkallës së parë
në Tiranë gjeti se oficerët e Gardës kishin përdorur armët e tyre më 21 janar 2011 në shkelje të Ligjit
për Përdorimin e Armëve të Zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin
përgjegjëse për vdekjen e A.N.
Ankesat, procedura dhe përbërja e Gjykatës
Duke u mbështetur në veçanti në nenin 2 (e drejta për jetë/hetim), kërkueset pretenduan se
përdorimi i forcës nga autoritetet gjatë protestës kishte qenë i tepruar dhe se hetimi për vdekjen e
të afërmit të tyre kishte qenë joefektiv.
Kërkesa u parashtrua në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut më 22 dhjetor 2016.
Res Publica-s, një organizatë joqeveritare, iu dha e drejta për të ndërhyrë në procedurë si palë e
tretë.
3
Vendimi u dha nga një Dhomë prej shtatë gjyqtarësh, e përbërë si më poshtë:
Pere Pastor Vilanova (Andora), President,
Jolien Schukking (Holandë),
Georgios A. Serghides (Qipro),
Darian Pavli (Shqipëri),
Peeter Roosma (Estoni),
Andreas Zünd (Zvicër),
Oddný Mjöll Arnardóttir (Islandë),
dhe gjithashtu Milan Blaško, Kancelar i Seksionit.
Vendimi i Gjykatës
Hetimi
Megjithëse reagimi i autoriteteve ndaj incidentit kishte qenë i shpejtë, Gjykata konsideroi se kishte
pasur një numër mangësish që ngjallnin dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin hetimin
apo të ndërhynin padrejtësisht.
Së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke
thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në
përdorim nga Garda dhe policia. Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga
Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën
paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në
veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin.
Për më tepër, edhe pse ishin lëshuar urdhër-ndalime në lidhje me oficerët e dyshuar të Gardës së
Republikës, ato nuk ishin zbatuar, me pretendimin e pasaktësive në përmbajtjen e tyre. Ishin vetë
oficerët ata që u dorëzuan 18 ditë më vonë, çfarë solli një humbje kohe në një fazë kritike, si dhe të
mundësisë për të minimizuar bashkëpunimin ose shtrembërimin e së vërtetës.
Po ashtu ishte me rëndësi fakti që regjistrimet video të incidentit, të ruajtura në dhomën e serverit
të Kryeministrisë, ishin fshirë. Dyshimi se fshirja mund të kishte qenë e qëllimshme nuk gjeti
përgjigje në procesin penal kundër një nëpunësi të teknologjisë së informacionit, proces i cili nuk
arriti të përcaktonte se prej kujt dhe si ishin fshirë regjistrimet.
Të tjera mangësi në hetim përfshinin mos-hetimin e mundësisë që demonstruesit, duke përfshirë
edhe të afërmin e kërkueseve, ishin shënjestruar drejtpërdrejt dhe deri në ç’masë oficerët
komandues kishin qenë përgjegjës për rrjedhën e ngjarjeve. Nuk ishte përcaktuar as një kronologji e
saktë e ngjarjeve, duke përfshirë sekuencën dhe natyrën e urdhrave të dhënë nga ata që ishin në
zinxhirin komandues të Gardës dhe momentin e saktë kur viktimat ishin qëlluar. Në fakt, disa pista
kyçe hetimi, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon
Kryeministrinë, nuk ishin shteruar.
Më tej, sa i përket mangësive në hetimin konkret për vdekjen e të afërmit të kërkueseve, Gjykata
gjeti se autoritetet nuk kishin kryer në kohë ekspertizën mbi trupin e viktimës dhe kërkueset u
ankuan se u ishte mohuar aksesi gjatë hetimit, pretendim që Qeveria nuk mundi ta rrëzojë me prova.
Prandaj, marrë parasysh tërësinë e rrethanave, Gjykata gjeti se hetimi i çështjes nuk kishte qenë
efektiv pasi nuk kishte arritur të përcaktonte të vërtetën apo të çonte në identifikimin dhe
ndëshkimin e personave përgjegjës, çfarë përbën shkelje të nenit 2.
4
Përdorimi i forcës dhe vdekja e të afërmit të kërkueseve
Edhe pse gjykatat kombëtare e kishin gjetur Shtetin përgjegjës për vdekjen e të afërmit të
kërkueseve dhe këto të fundit kishin marrë dëmshpërblim, rrethanat e hapjes së zjarrit ende nuk
janë përcaktuar qartë. Në veçanti, nuk është vërtetuar në nivel kombëtar se i afërmi i tyre kishte
vdekur si pasojë e përdorimit të një arme zjarri nga një oficer i caktuar i Gardës. Identiteti i atij
oficeri apo i ndonjë personi tjetër të përfshirë nuk është përcaktuar. Prandaj, Gjykata hodhi poshtë
argumentin e Qeverisë se kërkuesit kishin humbur statusin e viktimës.
Gjykata vijoi duke gjetur se kishte pasur tre grupe kryesore mangësish në përdorimin e forcës që solli
vdekjen e të afërmit të kërkueseve.
Së pari, në atë kohë kishte pasur mangësi në kornizën ligjore që rregullonte përdorimin e armëve të
zjarrit në kontekstin e tubimeve masive. Gjykata e gjeti problematike faktin se legjislacioni vendas
autorizonte përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e pronës, pa përcaktuar qartë se cilat
rrethana saktësisht do ta justifikonin një veprim të tillë. Ligji ka ndryshuar ndërkohë duke përfshirë
kushtin që jeta e atyre që janë përgjegjës për mbrojtjen e një objekti duhet të jetë në rrezik.
Më pas, Gjykata vijoi me identifikimin e defekteve serioze në planifikimin dhe kontrollin e protestës,
pavarësisht se autoritetet kishin pasur kohë për t’u përgatitur pasi ishin njoftuar disa ditë përpara.
Gjykata vuri në dukje në veçanti se nuk kishte pasur udhëzime të qarta për përdorimin e forcës
vdekjeprurëse apo për kontrollin e turmës, si dhe kishte munguar bashkërendimi i duhur midis
Gardës së Republikës dhe policisë, si edhe një zinxhir i qartë komandues. Sasia e gazit lotsjellës në
dispozicion dhe vetëm një automjet ujë-shpërndarës nuk kishin qenë të mjaftueshme për të
shpërndarë turmën dhe policia nuk ishte pajisur me maska kundra gazit; si rrjedhim, atyre iu desh të
tërhiqeshin dhe të linin Gardën e Republikës për t’u përballur e vetme me turmën e protestuesve.
Si përfundim, Gjykata konsideroi se autoritetet nuk dëshmuan se përdorimi i forcës vdekjeprurëse
që rezultoi në vdekjen e të afërmit të kërkueseve kishte qenë absolutisht i nevojshëm në rrethanat e
rastit. Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të
tjera (jo-vdekjeprurëse) të kontrollit të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë
pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet. I afërmi i kërkueseve nuk përbënte
ndonjë kërcënim për Gardën e Republikës dhe Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja
e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Edhe nëse
do të pranohej argumenti se oficerët kishin qëlluar në ajër si formë paralajmërimi, është e vështirë
të imagjinohet se zjarr-qitja në një kënd të kujdesshëm do të kishte goditur në kokë të afërmin e
kërkueseve, qoftë edhe si pasojë e një plumbi rikoshet, ndërsa ai ishte duke qëndruar në këmbë afër
trotuarit përballë Kryeministrisë. Në fakt, vetë Qeveria Shqiptare kishte pranuar se forca e përdorur
kishte qenë “shpërpjesëtimore”.
Rrjedhimisht, ka pasur një shkelje të nenit 2 sa i përket vdekjes së të afërmit të kërkueseve.
Neni 41 (shpërblimi i drejtë)
Kërkuesit nuk dorëzuan kërkesë për shpërblim të drejtë.
Neni 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve)
Ligjet që rregullojnë përdorimin e armëve të zjarrit janë ndryshuar pas incidentit në fjalë dhe të
shtënat në ajër si mjet për shpërndarjen e turmave janë tashmë të ndaluara me ligj. Gjykata vendosi
se i takon Komitetit të Ministrave, organit ekzekutiv të Këshillit të Evropës, ta ndjekë ekzekutimin e
vendimit dhe të vlerësojë nëse këto masa të përgjithshme dhe masat e tjera të sugjeruara nga
Qeveria Shqiptare janë efektive.
Ajo gjithashtu konsideroi se autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zbardhur rrethanat e
vdekjes së të afërmit të kërkueseve dhe të identifikojnë dhe ndëshkojnë personat përgjegjës.
5
Vendimi është në dispozicion në gjuhën angleze.
Ky njoftim për shtyp është një dokument i përpiluar nga Kancelaria. Ai nuk është i detyrueshëm për Gjykatën. Vendimet dhe informacione të mëtejshme rreth Gjykatës mund të gjenden në www.echr.coe.int. Për të marrë njoftimet për shtyp të Gjykatës, ju lutemi abonohuni këtu:
www.echr.coe.int/RSS/en ose na ndiqni në Twitter @ECHR_CEDH.
Kontakt
[email protected] | Tel.: +33 3 90 21 42 08
I ftojmë gazetarët të dërgojnë pyetjet e tyre nëpërmjet e-mailit.
Tracey Turner-Tretz (tel.: + 33 3 88 41 35 30)
Denis Lambert (tel.: + 33 3 90 21 41 09)
Inci Ertekin (tel.: + 33 3 90 21 55 30)
Neil Connolly (tel.: + 33 3 90 21 48 05)
Jane Swift (tel.: + 33 3 88 41 29 04)
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u krijua në Strasburg nga Shtetet Anëtare të Këshillit të
Evropës në vitin 1959 për të trajtuar pretendimet për shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave
të Njeriut të vitit 1950.