Vllaznia zyrtarizon 4 lojtarët e radhës

Plot 4 futbollist i janë shtuar sot zyrtarisht ekipit shkodran...

Vllaznia dalëngadalë po merr formë. Plot 4 futbollist i janë shtuar sot zyrtarisht ekipit shkodran.

Bëhet fjalë për portierin Bojan Zogoviç, i cili do të zëvendësojë Alen Sherrin e larguar drejt Laçit. Portieri shtatlart vjen nga ekipi azer i Zirës dhe pritet që të jetë titullar i këtij sezoni për kuqeblutë.

Zyrtarizohet edhe Enes Isufi, që rikthehet në vendlindje , pas dy aventurave me Skënderbeun dhe Vllazninë. Madje dje djaloshi shkodran debutoi me fanellën kuqeblu në miqësoren me Teutën.

Gjithashtu me ekipin ka rinovuar edhe mesfushori Florind Bardulla i cili ka rinovuar kontratën e tij me Vllazninë pas mbarimit të saj.

Mesfushori është i vetmi lojtarë nl kampin e Vllaznisë që mund të luaj rolin e trekuartistit i cili do ngroh stafin teknik me në krye trajnerin Bradaric.

Po ashtu me Vllzaninë ka rinovuar edhe mesfushori Behar Ramadani i cili iu bashkua shkodranëve sezonin e kaluar nga Luftëtari.

Mesfushori 30-vjeçar ishte një ndër lojtarët më të spikatur sezonin e kaluar ku sëbashku me Krymin formuan dyshen e mesfushës së Vllaznisë por një dëmtim i rëndë e penalizoi atë duke e lënë larg fushave për një kohë të gjatë. Padyshim, Ramadani është një vlerë tepër e shtuar që i bashkohet grupit të drejtuar nga katërshja e teknikëve Bradaric, Plori, Osja, Lekiqi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se të 4 futbollistët janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.