Vllaznia tepër e fortë për Dinamon, shkodranët me hap Superlige

Vllaznia “leksion” Dinamos në supersfidën e javës së tretë, skuadra e Likës “arratiset” në krye...

Është luajtur ndeshja e parë e javës së tretë në Grupin A të Kategorisë së Parë. E cilësuar dhe si kryesfida e kësaj jave, pasi mes tyre përballeshin dy ekipe “legjendë” të futbollit shqiptar. Vllaznia priti në “Loro Boriçi”, Dinamon, që pas shumë vitesh heshtje në të parën, këtë sezon ka shfaqur synime për t`u rikthyer në Superligë. Të besuarit e trajnerit Hasan Lika kanë arritur të marrin tre pikë të rëndësishme me një fitore rezultatin 2-0. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim, me të dyja skuadrat që iu afruan shumë goli, por pa arritur të tundin rrjetën. Gjithashtu në pjesën e parë të dyja skuadrat u ndëshkuan me nga një kartonë të verdhë, teksa për shkodranët është Krymi që ndëshkohet në minutën e 33`, ndërsa një minutë para përfundimit të pjesës së parë është Selimaj që merr kartonë të verdhë për Dinamon.

Pejsa e dytë e lojës ka nisur më mirë për shkodranët, të cilët hidhen në sulm dhe kërkojnë golin e fitores. Fillimisht trajneri Hasan Lika bën ndërrimin e parë, duke hedhur në fushën e lojës Markun që zëvendëson Ruqin. Ndërsa 7 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Tafili gjen rrjetën duke e kaluar Vllazninë në avantazh. Sfida ndizet pas këtij momenti, me të besuarit e Likës që kërkojnë të thellojnë, por para portës tregohen të pasaktë duke humbur dhe disa raste të pastra. Nga ana tjetër Dinamo e ka të vështirë të dalë përpara, edhe në një moment një gabim i portierit të Vllaznisë, nuk shfrytëzohet si duhet nga të besuarit e Allmuçës.

Ky i fundit brenda 15-të minutash lojë kryen të gjitha zëvendësimet, ku Vrapi, Çerma dhe Dingu futen në fushë duke zëvendësuar Topallin, Sefën dhe Prendin, përkatësisht në minutën e 49`, 60` dhe 66`. Junior është protagonist i padiskutueshëm në pjesën e dytë. Aksionet e tij janë të shumta dhe problematike për kundërshtarin, aq sa në minutën e 83-të, pasi merr një top të bukur nga krahu i djathtë gjuan drejt portës.

Topi përplaset me pjesën e brendshme të shtyllës dhe kërcet ne trupin e portierit Laço, që me këmbë tërheq topin brenda vijës fatale, para se ta rikthejë atë në zonë. Arbitri i vendosur në pozicion e sheh qartë topin që futet në portë, duke akorduar golin. Kështu Vllaznia fiton ndeshjen e tretë të kampionatit, duke marrë tre pikë dhe tashmë  shkon në kuotën e 9-të pikëve, 3 më shumë se Dinamo, që mban vendin e dytë.

Kategoria e Parë – Java 3

E premte, më 21 shtator, ora 16:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia – Dinamo 2-0
Shënues:
 Tafili 52’, Zhunior 83’

Vllaznia: Sherri, Gocaj (Hajdari 77’), Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi (Marku 48’), Lika, Zogaj, Zhunior (Malota 86’). Trajner: Hasan Lika

Dinamo: Laço, M.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli (Vrapi 49’), Sefa (M.Çema 60’), Puci, Prendi (Dingu 66’), Lala. Trajner: Igli Allmuça

Kartonë të verdhë: Krymi 33’ / Selimaj 44’, Muça 70’

Goli i parë i shënuar nga Tafili:

Goli i dytë i shënuar nga Junior: