Vllaznia pa frena, thyen edhe Dinamon

As Dinamo nuk e ndal dot Vllazninë, kuqeblutë thellojnë diferencën me ndjekësit...

Ekipi i Vllaznisë duket se do t’i japë fund makthit të Kategorisë së Parë brenda vitit, ashtu si Tirana sezonin e shkuar. Një udhëtim për në ferr për shkodranët që presin të rikthehen në purgator pas një sezoni. Jo se kuqeblutë kanë ndonjë nivel shumë të lartë, por liga e dytë në vendin tonë nuk afron shumë cilësi.

Djemtë e Hasan Ligës fituan 0-1 kundër Dinamos në një transfertë që mendohej mjaft delikate nga kuqeblutë. Takimi ishte i fortë dhe loja e ekuilibruar, por shkodranët ishin më të qetë dhe arritën të merrnin maksimumin. Goli vetëm i takimit u shënua nga braziliani Junior që është rikthyer në formë të mirë.

Braziliani shënoi në pjesën e parë në minutën e 30′. Një rrjetë që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Dinamo u mundua të barazojë, por portieri Alen Sherri arriti të mbante të paprekur sërish portën e tij.

Dinamo mbetet në kuotën e 21 pikëve dhe pas kësaj humbje duket e pa fuqishme përtë pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse dihet që në fazën e tretë pikët do tëpërgjysmohen dhe diferenca do të ngushtohet. Vllaznia tregoi dhe një herë tjetërse është një ekip mjaft cilësor, pasi suksesi ndaj bluve ishte i dhjeti për këtë edicion.

Kategoria e Parë – Java 12
E diel, më 9 dhjetor 2018, ora 14:00
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës

Dinamo 0-1 Vllaznia
Shënues: Zhunior 30’