Vllaznia merr një lajm të madh, afrohet në ekip “lojtari i 12-ë”

Vllaznia e këtij sezoni bind, duke ngrohur atmosferën në Shkodër. Qyteti që e pa skuadrën një kategori më poshtë sezonin e kaluar, duket t’i ketë lënë pas problemet dhe gumëzhin i gjithi në mbështetje të ekipit.

Kishte dite qe përflitej dhe madje janë bere edhe anetaresimet e para tashme por qe prej mbrëmjes se sotme, Vllaznia edhe zyrtarisht ka nje grupim te ri tifozësh.

Vllaznia e këtij sezoni bind, duke ngrohur atmosferën në Shkodër. Qyteti që e pa skuadrën një kategori më poshtë sezonin e kaluar, duket t’i ketë lënë pas problemet dhe gumëzhin i gjithi në mbështetje të ekipit. Ditët e fundit, një grup tifozësh kanë ndërrmarë një inisiativë për formimin e një grupi “ultrasish” që do e ndjekin Vllazninë në çdo ndeshje.

“Poëer 12” është emërtimi i tifogrupit më të ri në Shkodër, që do të “zëvendësojë” tifogrupin e mungur “Vllaznit”, me këta të fundit që kanë probleme organizative. Emërtimi i grupit është i gjetur, pasi tifozët cilësohen si lojtari i dymbëdhjetë, andaj fuqia që do vijë nga tribunat do të përkthehet në paraqitje të mira në fushë.

Ndeshja e javës së tetë ndaj Partizanit, do e gjejë “Loro Boriçi-n” me një dekor ndryshe. Në Shkodër futbollin e kanë në ADN, ndaj dhe kjo mbështetje e organizuar është pritur mirë në kryeqendrën e veriut.