Vllaznia kërkon trajner nga… Facebook-u!

Zakonisht kur një klub kërkon një trajner, administratori ose presidenti i klubit fillon negociatat për të gjetur një të tillë por që të kërkosh një trajner nga rrjeti social Facebook, ndodh rrallë në botën e futbollit.

Këtë gjë ka bërë klubi i Vllaznisë, ku në faqen e saj të Facebook ka nxjerr një njoftim të pazakontë.

Klubi shkodran kërkon drejtor sportiv dhe trajner, vende që janë vakande, dhe kërkon të interesuarit të dërgojnë CV në klub.

Ja njoftimi i plotë:

NJOFTIM
KF Vllaznia sh.a, duke parë interesin e lartë dhe për të ofruar mundësi të barabarta, fton të gjithë të interesuarit për pozicionet:
1. Drejtor Sportiv
2. Trajner i ekipit Vllaznia
të dorëzojnë një Curriculum Vitae dhe një platformë pune në adresën e-mail: [email protected] ose dorazi pranë zyrës së Klubit në ambjentet e Bashkisë Shkodër. Afati për dorëzimin e materialeve të kërkuara është dita e premte, datë 27.07.2018, ora 12.00.