Vladimir Putin: Prioritet është pastrimi i plotë i Sirisë nga terroristët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se me propozim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të gjitha palëve në Idlib u kanë bërë thirrje për çarmatim.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se me propozim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të gjitha palëve në Idlib u kanë bërë thirrje për çarmatim.

Putin duke treguar se do t’i përdorin mundësitë e formatit Astana për të arritur në një zgjidhje në Siri, tha se kjo është një kornizë konstruktive dhe produktive në aspektin e normalizimit të jetesës në rajon.

Ai duke theksuar se palët, me pjesëmarrjen e shteteve garantuese dhe OKB-së do të zhvillojnë mbledhje ndërkombëtare të nivelit të ekspertëve, tha se deri më tani janë zhvilluar 10 mbledhje të nivelit ndërkombëtar.

Putin pohoi se forcat ajrore ruse ka pastruar pjesë jugore dhe perëndimore të Sirisë nga terroristët. “Biseduam për stabilizimin e situatës në Idlib në mënyrë graduale. Prioriteti ynë është pastrimi i plotë i Sirisë nga terroristët. Me propozim të presidentit Erdoğan, të gjitha palëve u bëmë thirrje për çarmatim. Nuk është e pranueshme mbrojtja e terroristëve dhe dëmtimi i qeverisë siriane me arsyetimin e mbrojtjes së civilëve”, u shpreh Putin.

Presidenti rus duke pretenduar se kanë të dhëna të qarta dhe të hapura në lidhje me zhvillimin e një provokimi të sulmi kimik në Siri, pohoi se opozitarët, grupet e armatosura janë brenda një përpjekjeje të provokimit të tillë.

Ai tha se në luftën kundër terrorizmit në Siri marrin pjesë edhe grupet opozitare, ndërsa theksoi se kjo qasje rrit besimin mes palëve në Siri dhe kontribuon në zgjidhjen politike.

Putin bëri të ditur se janë dakorduar që t’i ndihmojnë procesit të krijimit të Komitetit Kushtetues të OKB-së.

“Thirrja jonë për paqe do të dëgjohet në Idlib. Të gjitha marrëveshjet tona të arritura në thelb e kishin këtë: Përpiqemi t’i pajtojmë të gjitha palët që përleshen. Ndërsa elementet terroriste nuk duhet të përfshihen në këtë proces”, u shpreh Putin.