Vjedh marketin me pistoletë lodër, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka grabitur një market në Durrës nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Një 27-vjeçar ka grabitur një market në Durrës nën kërcënimin e një pistolete lodër,raporton Top Channel.

Keni Braçe ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 27-vjeçarit.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

https://youtu.be/izr_I7b1tNY