Mesfushori kilian, Arturo Vidal u kthye këtë verë në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, por mes shumë ofertave vendosi të vazhdojë karrierën te Barcelona. Skuadra katalanase hyri e fundit në garën për të firmosur me lojtarin nga Amerika Latine, por tregoi vendosmërinë më të madhe, duke arritur dhe akordin.
Sipas mediave gjermane, Vidal zhvilloi stërvitjen e fundit me bavarezët duke u përshëndetur dhe me kampionët e Gjermanisë dhe nuk do të jetë në miqësoren ndaj Manchester United. Kiliani Vidal bëhet blerja e katërt e Barcelonës në pak javë, pas firmës me Artur, Lengle’ dhe brazilianin Malkolm./topchannel