Veshje kontrabandë nga Rinasi, arrestohen pronari dhe doganieri

Dy persona janë arrestuar në doganën e Rinasit për mallra kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Sipas policisë së shtetit Gerald Keta, 26 vjeç, në doganën Rinas tentoi të kalonte veshje në mënyrë të kundraligjshme.

Ndërsa Geron Hoxha, doganier në Rinas, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabandë të Ketës./raporton Top Channel