Venezuelë, Maduro bën thirrje për dialog ndërsa Guaido për protesta

Në dy mitingje të ndara të organizuara në kryeqytetin Karakas morën pjesë me mijëra qytetarë venezuelas përkrahës të pushtetit dhe opozitës.

Ndërkohë që Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro gjatë mitingut të organizuar në kryeqytetin Karakas përsëriti thirrjen e bërë opozitës për “dialog”, Kryetari i Kuvendit Kombëtar, Huan (Juan) Guaido, i cili u vetshpall president i përkohshëm i vendit, sërish u bëri thirrje përkrahësve të tij për të dalë nëpër rrugë.

Në dy mitingje të ndara të organizuara në kryeqytetin Karakas morën pjesë me mijëra qytetarë venezuelas përkrahës të pushtetit dhe opozitës.

Presidenti Maduro, i cili mori pjesë në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV) të mbështetur nga sindikatat dhe organizatat e shoqërive civile, në fjalën e tij tha se “Unë përsëris vullnetarizmin tim dhe mbështetjen për dialog, negociata dhe të kërkimeve për arritje në një marrëveshje për të mirën dhe të ardhmen e Venezuelës”.

Duke tërhequr vëmendjen në mbledhjen e organizuar në kryeqytetin Montevido të Uruguait me pjesëmarrjen edhe të Bashkimit Evropian, Maduro u bëri thirrje Presidentëve të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, të Uruguait, Tabare Vazquez dhe të Bolivisë, Evo Morales për “të ndërmjetësuar dhe lehtësuar këtë dialog”, shkruan TRT.

Maduro gjithashtu nga vendet tjera kërkoi që të “ngrenë zërin e tyre” që Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe kabineti i tij t’i japin fund qëndrimit armiqësor ndaj Venezuelës.

Ai gjithashtu tha se do të dalin fitues pavarësisht sanksioneve që po zbatohen.

Kreu i shtetit të Venezuelës preku edhe në 4 ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, të cilat i cilësoi si “sabotime”, ndërsa pretendoi se shkaktarë të ndërprerjes së fundit të energjisë elektrike që ndodhi në fund të muajit të kaluar ishin sulmet kibernetike të ndërmarra nga Kolumbia dhe Kili.

Maduro nënvizoi se do të vazhdojnë të luftojnë kundër problemeve të ndërprerjes së energjisë dhe të rrjetit të ujësjellësit, ndërsa nga populli kërkoj durim.

Ndërkaq marshimet e opozitarëve që përkrahin manifestimet e reja të Guaidos që organizohen në kuadër të protestave “Operacioni i Lirisë”, filluan nga lagjet Sucre, Baruta, Libertador dhe Chacao të kryeqytetit dhe morën fund me mitingun e organizuar në sheshin El Marques të Karakasit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Guaido tha se këto manifestime krahas protestave kundër ndërprerjes sëë energjisë elektrike dhe të ujit, ato u organizuan më shumë për përmbysjen e qeverisë.

Guaido të mërkurën deklaroi se do të kalojnë në fazën e re të manifestimeve të “Operacionit të Lirisë”, ndërsa i bëri thirrje opozitës për të organizuar protesta në mbarë vendin.