Venezuela dërgon ndihma humanitare në Kubë

Anija e marinës venezuelase ka dorëzuar 100 tonë ndihma humanitare, si dhe makineri të punës që janë të nevojshme për autoritetet kubane

Qeveria e Venezuelës ka dërguar ndihmë humanitare në Kubë, e cila javën e kaluar u godit nga një uragan ku humbën jetën së paku gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacioni për dërgimin e ndihmës humanitare është shpërndarë në njoftimin e publikuar në profilin e Twitter-it të ambasadës së Venezuelës në Havana.

U theksua se anija e marinës venezuelase ka dorëzuar 100 tonë ndihma humanitare, si dhe makineri të punës që janë të nevojshme për autoritetet kubane.

Koloneli i ushtrisë së Venezuelës, William Maldonado, tha se ndihma humanitare e Kubës u dorëzua nën urdhrat e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe se Republika Bolivare e Venezuelës solidarizohet me Kubën në këto momente.