“Vendimi i tërheqjes nga Siria nuk duhet ti shërbejë YPG/PKK-së terroriste”

Turqia ka bërë të ditur se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të tërhequr trupat e tyre nga Siria nuk duhet ti shërbejë organizatës terroriste separatiste YPG/PKK.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy vlerësoi vendimin e administratës amerikane për t’u tërhequr nga Siria.

“Tërheqja nuk duhet t’i shërbejë YPG/PKK-së. Në terren nuk duhet të ketë zhvillime të llojit ‘fakt i kryer’”,- tha ai në një konferencë shtypi.

Zëdhënësi Aksoy gjithashtu u tha gazetarëve se burokracia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka krijuar një rezistencë kundër Presidentit Trump.

Në lidhje me vizitën e senatorit amerikan, Lindsay Graham në Turqi, zëdhënësi tha se gjatë takimeve me senatorin Graham do të diskutohet edhe çështja e Sirisë.

Duke iu referuar marrëveshjes së arritur me Rusinë për Idlibin, Hami Aksoy tha: “Ne nuk do të lejojmë që provokimet të dëmtojnë marrëveshjen e Idlibit”.

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator në Soçi opozitarët në Idlib e kishin tërhequr armatimin e rëndë në një zonë tampon me thellësi 15-20 km./TRt