Vendimet e qeverisë/ Paga minimale 40 mijë lekë nga 1 prilli

Paga minimale do të jetë 40 mijë lekë në vendin tonë duke nisur nga 1 prilli.

“U mor vendimi për caktimin e pagës minimale nga 34 mijë në 40 mijë lekë, si për privatin edhe publikun, që nga data 1 prill. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se ka pasur një rritje të pagave gjatë vitit të kaluar, ku në 9 mujorin e vitit 2022 paga mesatare në privat që u rrit ishte 12.3%. Rritja që sot u miratua prej 6 mijë lekësh 17.6% më e lartë se sa paga që është aktualisht në treg. Kjo do t’i atribuohet si privatit, si publikut çdo punëmarrës dhe punëdhënës do duhet ta zbatojë nga data 1 prill. Në mbështetje të bizneseve që kanë një numër të lartë të punësuarish në kuadër të paketave sociale ne sot miratuam një vendim të rëndësishëm që do të shkojë në mbështetje të industrisë, bujqësisë të subvencionojmë kostot shtesë”, tha ministrja.