“Vendet tjera nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në zgjedhjet në Turqi”

"Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në parimet demokratike dhe ligjore të rezultateve zgjedhore në vendet tjera dhe ta konsiderojë veten burim legjitimiteti për këto rezultate", tha Aksoy

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në parimet demokratike dhe ligjore të rezultateve zgjedhore në vendet tjera dhe ta konsiderojë veten burim legjitimiteti për këto rezultate”, tha Aksoy.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka paralajmëruar se asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe rezultatet zgjedhore në vendet tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndaj komenteve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit rreth zgjedhjeve të së dielës në Turqi, sot reagoi zëdhënësi i MPJ turke Hami Aksoy i cila porositi se Turqia është një shtet demokratik dhe ligjor.

Duke theksuar se zgjedhjet lokale në Turqi ishin demokratike, transparente dhe të qeta, Aksoy tha se rezultatet e zgjedhjeve duhet të shfaqin vullnetin e drejt të popullit dhe se të gjithë duhet të respektojnë të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike në këtë kontekst.

“Legjitimiteti i zgjedhjeve buron nga vullneti i popullit. Komisioni i Lartë Zgjedhor është ai që konfirmon vullnetin e popullit në vendvotime, të kryejë procedurat e ankimimit dhe të zyrtarizojë rezultatet. Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë në parimet demokratike dhe ligjore të rezultateve zgjedhore në vendet tjera dhe ta konsiderojë veten burim legjitimiteti për këto rezultate”, ka thënë Aksoy.

Ai poashtu theksoi se qasja jodemokratike dhe shprehitë e disa shteteve nuk mund të rrezikojnë pjekurinë demokratike të Turqisë, duke shtuar se me përqindjen e lartë të daljes në votime, populli turk edhe njëherë konfirmoi përcaktimin e tij për demokraci.