Vendet e BE-së mbështetje Turqisë dhe OKB-së për zgjidhje diplomatike në Idlib

Duke folur në emër të Italisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Polonisë, Olof Skoog, Përfaqësuesi i Përhershëm i Suedisë në OKB, ka shprehur shqetësime për situatën në Idlib

Tetë vende anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë shprehur shqetësime rreht çështjes së Idlibit para takimit të ditës së sotme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB-së), duke njoftuar mbështetjen e tyre për përpjekjet emergjente diplomatike për një zgjidhje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Olof Skoog, Përfaqësuesi i Përhershëm i Suedisë në OKB, i cili ka folur në emër të grupit në hyrje të takimit të këshillit të sigurisë, ka bërë të ditur se nga konfliktet në Siri kanë vuajtur mjaftueshëm miliona njerëz që janë në konflikte ose emigrim, dhe ka u ka bërë thirrje palëve për zgjidhje diplomatike.

“Ne jemi të shqetësuar seriozisht për lëvizjen ushtarake, e cila rritet nga regjimi sirian dhe Rusia, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, të cilat mund të kthehen në një krizë të mundshme për civilët. Një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë kundër Idlibit do të rrezikojë më shumë se tre milionë civilë, duke përfshirë një milion fëmijë në rajon”, tha Skoog.

“Mund të shkaktohen emigrime masive madje edhe për civilët që janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të rrethimit të pamëshirshëm dhe operacioneve ushtarake të regjimit” shtoi Skoog, duke tërhequr vëmendjen se një operacion i mundshëm ushtarak ndaj Idlibit mund ta bëjë edhe më të rrezikshëm rajonin.

Ndër të tjera, Skoog ka shtuar se është e papranueshme edhe përdorimi i ndonjë arme kimike në Siri.

– Mbështetje përpjekeve të Turqisë dhe OKB-së për zgjidhje diplomatike

Idlibi është zona e fundit për të cilën janë bërë premtime për ta mbajtur larg konflikteve ushtarake nga vendet garantuese në procesin e Astanas, ka rikujtuar Skood, duke njoftuar “mbështetjen tonë ndaj Turqisë dhe OKB-së për përpjekjet emergjente diplomatike të bëra deri në këtë pikë”.

Po ashtu, Skoog përpara takimit të sotëm në kuadër të procesit të Astanas që do të mbahet sot në Tehran, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të zbatojnë armëpushimin ashtu sikurse janë dakorduar më parë dhe ka theksuar se është në përgjegjësinë e regjimit sirian që të mbrojë popullatën në vend, infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore dhe të sigurojë dërgimin e ndihmave humanitare të vazhdueshme në kuadër të të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Skoog ka thënë se vendet e BE-së anëtare të Këshillit të Sigurisë nesër në OKB do të zhvillojnë takime me opozitarët sirianë për të marrë mendimet e tyre dhe për të bërë vlerësime për parandalimin e një fatkeqësie njerëzore.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Suedisë në OKB, Skoog, ka folur në emër të vendeve anëtare të BE-së, si Italisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Polonisë.