Vazhdon vaksinimi, edhe të rinjtë mund të marrin Pfizer

Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë rritjen e kërkesave të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Në Qendrën Shëndetësore 10 në Tiranë, paradite ka qytetarë në radhë për të marrë vaksinën. Prej orës 08:00 të mëngjesit ata qëndrojnë në oborrin e qendrës shëndetësore, të distancuar nga njëri-tjetri, në pritje të vaksinimit.

Drejtoresha e QSH 10 Jonida Diko, thotë për ABC se që prej fillimit të muajit gusht, është rritur kërkesa e qytetarëve për tu vaksinuar. Edhe moshat e reja janë të interesuara për t’u vaksinuar. Disa prej tyre mund të marrin vaksinën  Pfizer.