Vazhdon rënia e euros, bie në 121,1 lekë

Zhvlerësimi i euros ka krijuar probleme jo vetëm për eksportuesit, por për të gjithë sektorin e prodhimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha europiane ka zbritur në 121,1 lekë, duke qenë në rënie të vazhdueshme ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës së fundit 6 vjeçare, transmeton A2News.

Euro ka zbritur nga niveli 140,1 lekë në vitin 2014, në 121,1 lekë aktualisht.

Përballë faktorëve dhe presioneve të tilla të tregut, si në rastin e energjisë elektrike apo fasonëve, ekspertët rekomandojnë zhvillimin edhe të sektorëve të tjerë më të qëndrueshëm në ekonomi, siç janë energjitë e rinovueshme.

Por për këtë duhen politika dhe stimuj të veçantë. Ndjekim sugjerimet e Elisabeta Katiaj dhe Lorenc Gordonit.