Vazhdojnë tërmetet, rregjistrohet një tjetër lëkundje

Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë pak minuta më parë në pjesën qendrore të Shqipërisë.

Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.5 Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë shumë pranë Hamallajt.

Sizmologët raportuan më herët se paslëkundjet sizmike pas tërmetit të 26 nëntorit janë normale dhe se numri i tyre në orët e fundit ka shënuar rënie.