Ushtria turke neutralizon 10 terroristë në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar dhjetë terroristë përmes një operacioni ajror në Kandil në veri të Irakut më 10 qershor

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar dhjetë terroristë përmes një operacioni ajror në Kandil në veri të Irakut më 10 qershor, njoftoi ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015 kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.