Ushtria izraelite shtyn “operacionet në Gaza”

Përkundër tensioneve në kufirin Gaza-Izrael, ushtria izraelite po përpiqet që ta bindë qeverinë për të mos kryer ndonjë operacioni derisa të përfundojë ndërtimi i murit në kufirin me Gazën

Pretendohet se ushtria e Izraelit po përpiqet që ta bindë qeverinë për të mos kryer operacione ushtarake në Gaza, derisa të përfundojë ndërtimi i murit në kufirin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e kanalit televiziv 10 thuhet se përkundër tensioneve në kufirin Gaza-Izrael, ushtria izraelite po përpiqet që ta bindë qeverinë për të mos kryer ndonjë operacion derisa të përfundojë ndërtimi i murit në kufirin me Gazën.

Më tej thuhet se ushtria ka përvetësuar qëndrimin se lufta është e pashmangshme derisa vazhdojnë sulmet e Hamasit ndaj objektivave të Izraelit.

Ushtria e Izraelit që nga viti 2016 e deri më tani po ndërton një mur, pjesa më e madhe e të cilit do të jetë nën tokë dhe i cili do të rrethojë gjithë Gazën. Muri po ndërtohet për t’u mbrojtur nga tunelët e ndërtuar nga Hamasi.

Projekti izraelit për ndërtimin e murit nën tokë, pas vendosjes së gardhit me tela më 1994 dhe 2005, do të jetë sistemi i tretë që do të vendoset për të luftuar me tunelët.