Ushtria izraelite ndërhyn ndaj palestinezëve në Ramallah

Ushtarët izraelitë sulmuan palestinezët që kundërshtonin aktivitetet e kolonëve hebrenj në fshatin Ras Karkar në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor nën pushtim

Ushtarët izraelitë kanë sulmuar palestinezët të cilët kundërshtonin aktivitetet e kolonëve hebrenj në fshatin Ras Karkar në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Këshillit të fshatit Ras Karkar, Rabi Ebu Fahide në një deklaratë për AA tha se ushtria izraelite ka penguar shkuarjen e dhjetëra banorëve në fushat e tyre. Sipas tij, kolonët hebrenj në fushat në fjalë po zhvillojnë aktivitete për formimin e vendbanimeve ilegale.

Abu Fahide thotë se po ndodhin grindje në mes të banorëve të fshatit Ras Karkar të cilët kundërshtojnë pushtimin e tokave të tyre dhe ushtarëve izraelitë, duke shtuar se ushtarët po sulmojnë banorët me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Ai bën të ditur se dhjetëra palestinezë të prekur nga gazi i hedhur nga ushtarët izraelitë kanë qenë në rrezik dhe se trajtimi i tyre është bërë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, ushtria izraelite ka mbyllur hyrjet në fshat.