Ushtria izraelite arreston 16 palestinezë

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 16 palestinezët nën akuzën për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste"

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 16 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 16 palestinezët nën akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendimet të ndryshme.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, prej të cilëve 62 gra, 450 të burgosur administrativë, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.