Ushtria izraelite arreston 12 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë përfshirë dy fëmijë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë përfshirë dy fëmijë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave palestineze, në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 12 palestinezë nën akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Mes të arrestuarve gjenden edhe 2 fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare, ndërsa janë arrestuar në një shkollë në qytetin El Halil (Hebron) nga ana e ushtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë.