Usain Bolt fillon karrierë futbollistike në Australi

Ai parimisht ka rënë dakord me klubin australian Central Coast Mariners i cili garon në A-League, që të qëndrojë për një periudhë gjashtëjavore të testimit të aftësive

 Ish-atleti fitues i medaljeve të shumta olimpike, Usain Bolt, ka mbërritur në Sydney ku pritet të fillojë një karrierë futbollistike, raporton Anadolu Agency (AA).

Bolt më parë kishte njoftuar se pas pensionimit në atletikë, do të fillonte një karrierë në futbollin profesionist.

Ai parimisht ka rënë dakord me klubin australian Central Coast Mariners i cili garon në A-League, që të qëndrojë për një periudhë gjashtëjavore të testimit të aftësive.

Ish-sprinteri 31 vjeçar, u mirëprit në aeroport nga shumë tifozë dhe gazetarë. “Dua të luaj futboll dhe të fitoj një mundësi. Do të shfaq më të mirën time, si gjithmonë”, tha Bolt, për të shtuar se do ti tregoj botës se çfarë mund të bëjë.

Nëse Bolt kalon me sukses periudhën e testimit, pritet në nënshkruaj një kontratë njëvjeçare me klubin futbollistik.

Ish-sprinter i Xhamajkës, ka lindur në këtë shtet të Karaibeve në vitin 1986. Ai ka të fituara nëntë medalje të arta olimpike dhe 11 të tjera në kampionatet botërore.

Në Lojërat Olimpike të cilat u mbajtën në Pekin në vitin 2008, përveç medaljes së artë në 100 dhe 200 metra, ai vrapoi për 9.69 sekonda, dhe 19.30 sekonda, duke thyer rekordin botëror në të dy kategoritë.

Një vit më vonë, në kampionatin Botëror në Atletikë që u mbajt në Berlin, Bolt e përshkoi shtegun 100 metërsh për 9.58 sekonda, me çka përmirësoi kohën e tij më të mirë.

Vlen të theksohet se spinteri xhamaikan është njeriu i parë në histori që ka fituar në 100 dhe 200 metra në tre Olimpiada të njëpasnjëshme.