US Open, Serena fiton derbin familjar

Serena Williams fiton derbin e familjes me motrën e saj Venus në turneun US Open dhe kualifikohet për në raundin e katërt të tij. Ish numri 1 i botës nuk e pati aspak të vështirë të fitojë këtë ndeshje me motrën e saj të madhe, sfidë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë pa shumë histori ajo mes motrave Williams me Serenën që i mbylli shumë shpejt këto dy sete 6-1; 6-2.

Në kampin e femrave të US Open, vëmendje të madhe kishte edhe sfida mes Sloan Stephens dhe Viktoria Azarenkës. Amerikania, iu imponua bjelloruses duke e mundur 2-0 me sete 6-3;6-4 në një ndeshje që zgjati për 1 orë e 43 minuta, ndërkohë që pati edhe një ndërprerje të shkurtër për shkak të reshjeve të shiut,raporton Top Channel.

Për meshkuj, Rafael nadal vuajti jo pak në ndeshjen me Kachanov për t’u kualifikuar për në 1/8 e finaleve të US Open. Tenisti rus i krijoi shumë vështirësi numrit 1 të botës që e pa veten të humbasë setin e parë.

Nadal iu kundërpërgjigj në teë dytin të cilin e ffitoi me të njëjtn rezultat. Në dy setet e tjerë asnjë prej tenistëve nuk lëshoi pe në shërbimet e tyre kështu që ata u zgjidhën me tie break.

Në të dyja rastet ishte Nadal që mori më të mirën duke fituar këto fraksione 7-6;7-6 dhe krejt ndeshjen 3-1. U kualifikua për në raundin e katërt edhe numri 9 i botës Dominic Thiem që mundi amerikanin Fritz 3-1. Thiem humbi setin e parë 3-6, 3 setet e tjerë 6-3;7-6;6-4 për të siguruar një vend mes 16 më të mirëve të US Open