Kthimi i tenistit britanik, dikur numër një në botë, Andrey Murray, në tenisin e klasit të lartë Grand Slam në turneun US Open nuk zgjati shumë. Pas fitores në xhiron e parë ndaj australianit James Duchworth, në xhiron e dytë u eliminua nga spanjolli Fernando Vardasca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Murray mori pjesë në turneun Grand Slam për herë të parë pas 14 muajsh, gjatë cilave ishte përballur me lëndime të ndryshme, kurse pasojat mund të vëreheshin edhe në duelin me Verdascon. Tenisti spanjoll korri fitore me 3:1, në sete 7:5, 2:6, 6:4 dhe 6:4.
“Nuk ndjehesha komfort në fushën e tenisit. U përpoqa ta tejkaloj këtë situatë dhe luftova deri në fund. Kishte disa periudha në ndeshje kur realizova poena shumë të mirë. Por, kishte edhe periudha kur nuk isha i mirë, kryesisht në setin e parë dhe këtë e pagova shtrenjtë”, ka thënë Murray pas ndeshjes.
Megjithatë, ai është i mendimit se ka patur paraqitjen më të mirë pas kthimit të tij në fushat e tenisit në qershor të këtij viti.
Verdasco (34) në xhiron e tretë do të takohet me argjentinasin Juan Martin del Potro, tenistin e tretë në botë, i cili në ndeshjen paraprake mundi amerikanin Denis Kudla me rezultatin e thellë 3:0.