Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se e dinë se autorët e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll ishin “brenda 18 të dyshuarve të kapur në Arabinë Saudite”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan po ashtu ka theksuar se, “Ne e dimë mirë se urdhëri për masakrimin e Jamal Khashoggit ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë saudite”, duke shtuar më tej se, “Kategorikisht nuk besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman”.