U kapën me një ton marijuanë në Itali: në gjyq 33 persona, në mesin e tyre 23 shqiptarë

Hetimi zbuloi se droga, veçanërisht marihuana, vinte nga Shqipëria dhe depozitohej përkohësisht në Salento dhe më pas shpërndahej në të gjithë vendin.

“Lulet e pranverës” ishte një nga operacionet më të rëndësishme antidrogë të kryer kohët e fundit nga gjyqësori i Leçes, i pari që shfrytëzoi bashkëpunimin e plotë midis autoriteteve ligjzbatuese nga të dy brigjeve të Adriatikut, me një ekip të përbashkët hetimi, duke çuar në pranga me dhjetëra persona, shqiptarë dhe italianë.

Mbi rezultatet e hetimeve, në zyrat e prokurorisë publike të Salento, në ditën e arrestimeve, ishte prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho dhe prokurori Leone Leonardo De Castris.

Tetë muaj pas operacionit, që u finalizua me më shumë se njëqind policë nga Drejtoria Rajonale e Leçes dhe Shërbimi Qendror i Hetimit Penal të Romës (Scico), si dhe ‘Guardia di Finanza”, seanca paraprake e gjyqit ndaj tyre, është caktuar për më 2 tetor.

Organi i akuzës do të kërkojë dënimin kundër 33 të pandehurve (dhjetë italianëve dhe të tjerët shqiptarë), të akuzuar për mënyra të ndryshme të trafikimit të drogës. Ata sipas akuzës u kapën si një grup i organizuar trafiku, me të paktën një ton marihuanë, por edhe me lloje të tjera droge, në sasi më vogla, si heroinë dhe kokainë.

Hetimi zbuloi se droga, veçanërisht marihuana, vinte nga Shqipëria dhe depozitohej përkohësisht në Salento dhe më pas shpërndahej në të gjithë vendin.

Cilët janë 33 të arrestuarit që do të dalin para gjyqit?

Kjo është lista e plotë e të pandehurve në seancën dëgjimore paraprake për 2 tetor para Gjykatës.

Shqiptarët e arrestuar: Fridi Murataj, 26 vjeç, Vlorë; Spartak Meli, 31 vjeç; Bledar Janushaj, 35 vjeç; Gerald Lamaj, 30 vjeç; Klajdi Malo, 24 vjeç, Mehdi Beqiraj, 41 vjeç; Altin Avduramani, 46 vjeç, që banon në Castro; Arben Pazi, 42 vjeç, (i arratisur); Arbinor Hoxhaj (alias Arbi ose Bjondi), 34 vjeç; Artur Malo (ndryshe Artur Mucaj), 35 vjeç; Dorian Alikaj (ose Dori), 34 vjeç; Dorian Pashaj, 34 vjeç, (i arratisur); Elvin Xamo (i njohur si Gozhda), 40 vjeç, (i arratisur); Erjon Xhelili, 36 vjeç; Fatmir Xhelili (ose Miri), 38 vjeç (i arratisur); Klaudio Fani (ose Klodi), 34 vjeç; Kristian Nuredinaj (ose Cidhe), 36 vjeç; Luka Beqiraj (dikur Kriols), 32 vjeç; Nertil Gerra, 31 vjeç; Raul Zenunaj (ndryshe Babushi), 40 vjeç; Dashnor Yzeiraj, 45 vjeç; Ervis Matodashaj, 36 vjeç; Ajet Cepaj, 50 vjeç.

Italianët e arrestuar:

Shtetasit nga Brindizi: Donato Carlucci, 35 vjeç, Gianfranco Contestabile, 51 vjeç, Salvatore Santoro, 51 vjeç, Giuseppe Vantaggiato, 41 vjeç, Francesco Tarantini, 62 vjeç, Davide Melacca, 39 vjeç dhe Giancarlo De Simone, 52 vjeç, nga Oria; Giancarlo Guarini, 28 vjeç, nga Poggiardo, Vito Penza, 33 vjeç, banuese në Leçe; Pamela Bono, 28 vjeçe, nga Tricase.

Të pandehurit do të mbrohen nga avokatët Ladislao Massari, Benedetto Scippa, Maurizio Memmo, Alessandro Stomeo, Alexia Pinto, David Alemanno, Alessandro Costantini Dal Sant, Giuseppe De Luca, Antonio Savoia, Stefano Prontera, Pantaleo Cannoletta. /NOA.al