Turqia vitin e kaluar me rritje të eksportit dhe ulje të importit

Në raportin e Entit theksohet se Turqia vitin e kaluar realizoi eksport në vlerë prej 168.23 miliardë dollarë dhe import në vlerë prej 223.39 miliardë dollarë

Enti për Statistika i Republikës së Turqisë bëri të ditur se vendi në vitin 2018 ka realizuar rritje të eksportit me 7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia vitin e kaluar realizoi edhe ulje të importit me 4.6 për qind.

Në raportin e Entit theksohet se Turqia vitin e kaluar realizoi eksport në vlerë prej 168.23 miliardë dollarë dhe import në vlerë prej 223.39 miliardë dollarë.