Turqia vishet kuqezi për tërmetet dhe festën e flamurit

28 nëntori, ose Dita e Pavarësisë e ka gjetur këtë vit Shqipërinë në kushtet të llahtarshme, pa festime, por njerëz në ankth e panik për shkak të termeteve të njëpasnjë që kanë pushtuar vendin.

Pavarësisht se shqiptarët këtë vit nuk kanë mundur të festojnë si zakonisht, shteti vëlla Turqia e ka përkujtuar këtë ditë të shënuar për shqiptarët duke ndezur dritat kuqezi në kullën Ata në Ankara. Në video mund të shihni se si shteti turk e përkujton këtë ditë të shënuar për popullin shqiptar:

Ne maje te kulles mund te veret dhe urimi i shkruar ne turqisht: Gezuar Diten e Pavaresise.

Ndërkohë kjo ditë u përkujtua edhe në kullën e Gallatës në Stamboll, një pikë historike por edhe turistike për shumë vizitorë nga e gjithë bota. /Frekuenca