Turqia shënoi rënie të deficitit tregtarë me 43,5% në 2019

"Përqindja e mbulimit të importit me eksport në Turqi ka arritur në 84,6 për qind që është një rritje në krahasim me vitin 2018 kur ishte 75,3 për qind", thonë të dhënat zyrtare

Autoriteti turk për statistika, TurkStat, ka bërë të ditur se deficiti tregtar i Turqisë në vitin 2019 ka shënuar rënie për 43,5 për qind dhe tani është rreth 31 miliardë dollarë, krahasur me vitin 2018 kur ishte rreth 55 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

TurkStat njoftoi se gjatë vitit 2019 eksportet e vendit shënuan rritje prej 2,1 për qind dhe tani janë 171,5 miliardë dollarë ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 9,1 për qind dhe tani janë 202,7 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, përqindja e mbulimit të importit me eksport në Turqi ka arritur në 84,6 për qind që është një rritje në krahasim me vitin 2018 kur ishte 75,3 për qind.

Në muajin dhjetor, eksportet e Turqisë ishin 14,7 miliardë dollarë ndërsa importet 19,2 miliardë dollarë.