Turqia regjistroi mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 44.301, përfshirë 242 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 11.394 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.102 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,09 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 44.301, përfshirë 242 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu 37.261 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4,8 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 50,4 milionë teste të dyshuara për COVID-19, me 203 mijë tejte të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Figurat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.670.

Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar 25,6 milionë doza të vaksinës COVID-19, me rreth 10,7 milionë persona të cilët tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.