Turqia reagon ndaj komunikatës së përbashkët Greqi-Egjipt-Qipro e Jugut

Turqia reagoi ndaj komunikatës së përbashkët të publikuar në fund të samitit tresh Greqi-Egjipt-Udhëheqja grekoqipriote.

Turqia reagoi ndaj komunikatës së përbashkët të publikuar në fund të samitit tresh Greqi-Egjipt-Udhëheqja grekoqipriote.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se “Aludimet e pabaza të bëra ndaj vendit tonë në komunikatën e përbashkët të samitin tresh Greqi-Egjipt-Udhëheqja grekoqipriote në 10 tetor në Elunda të Kretës në Greqi janë pritur me reagim nga Turqia”.

“Duke harruar mizoritë e kryera nga pala grekoqipriote kundër popullit turk të Qipros ndërmjet viteve 1963-1974 në Ishullin e Qipros, është e papranueshme që problemi i Qipros të lidhet me Operacionin e Paqes të kryer nga Turqia në vitin 1974 të bazuar në të drejtat që rrjedhin nga Marrëveshja e Garancisë së vitit 1960” shkroi Aksoy.

“Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e turqve të Qipros, të cilat burojnë nga fakti se janë bashkëpronarë të ishullit. Ata që po ndërmarrin hapa në rajon në dëm të të drejtave dhe interesave legjitime të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe ata që përpiqen të injorojnë Turqinë në rajon, kurrë nuk do të arrijnë qëllimet e tyre” ai shtoi.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah Es-Sisi dhe lideri i Udhëheqjes Greke të Qipros, Nikos Anastasiadis së bashku me delegacionet që i shoqëronin u takuan në samitin e 6-të tresh në datën 10 tetor në Ishullin e Kretës.

Cipras, në deklaratën e bërë pas përfundimit të samitit, bëri të ditur se kishin rënë dakord me Egjiptin për të përcaktuar sa më parë kufijtë e Zona Ekonomike Ekskluzive në Mesdhe./TRT