“Turqia nuk do të ndalet deri në zbrazjen e moçalit terrorist pranë saj”

"Terroristët që nga viti 2015 e deri tani kanë vrarë më shumë se dy mijë njerëz të pafajshëm në Turqi", tha Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, tha se vendi i tij nuk do të ndalet në luftën kundër terrorizmit deri në zbrazjen e “moçalit terrorist” në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para takimit që senatori amerikan Lindsey Graham do të zhvillojë në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Altun ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një mesazh në lidhje me luftën kundër terrorizmit.

“Terroristët që nga viti 2015 e deri tani kanë vrarë më shumë se dy mijë njerëz të pafajshëm në Turqi. Shumica e sulmeve janë planifikuar në Sirinë veriore. Populli turk ka vuajtur shumë. Ne nuk do të pushojmë derisa të arrihet drejtësia. Nuk do të ndalemi derisa të zbrazet moçali terrorist pranë nesh”, ka shkruar Altun në mesazhin e tij.

Po ashtu, edhe në një video të postuar në mesazhin e tij, Altun ka rikujtuar se Turqia është përballur me më shumë se 100 sulme vdekjeprurëse që organizatat terrorsite si YPG/PKK, DEASH dhe FETO i kanë kryer që nga korriku i vitit 2015.

Në video janë rikujtuar disa nga sulmet dhe janë paraqitur informacionet e këtyre akteve terroriste:

– Në sulmin e ndërmarrë nga TAK, zgjatim i organizatës terrorite PKK, në Stamboll më 10 dhjetor 2016, humbën jetën 148 persona dhe u plagosën 46 të tjerë.

– Në sulmin e ndërmarrë nga organizata terroriste DEASH më 10 tetor 2015 në Ankara humbën jetën 109 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

– Në tentativën për grusht shteti nga FETO më 15 korrik u vranë 251 persona dhe mbi 2.200 të tjerë u plagosën.

– Në sulmin e DEASH-it më 20 korrik 2015 në Şanlıurfa u vranë 34 persona dhe 70 të tjerë u plagosën.

– Në sulmin e TAK me 13 mars 2016 në Ankara humbën jetën 38 persona dhe 125 u plagosën.

– Në sulmin e DEASH me 19 mars 2016 në Stamboll humbën jetën 5 persona dhe 46 u plagosën.

– Në sulmin e TAK më 7 korrik 2016 në Stamboll u vranë 11 persona dhe 36 u plagosën.

– Në sulmin e PKK-së më 17 gusht 2016 në Van u vranë 4 dhe u plagosën 72 persona.

– Në sulmin e TAK më 18 gusht 2016 në qytetin Elazığ u vranë 5 dhe u plagosën 127 persona.

– Në sulmin e TAK më 17 dhjetor 2016 në qytetin Kayseri u vranë 14 dhe u plagosën 56 persona.

– Në atentatin e ish-politicit të lidhur me FETO-në më 19 dhjetor në vitin 2016 u vra ambasadori rus Andrey Karlov.

– Në sulmet me 11 raketa të hedhura nga YPG/PKK-ja më 22 janar 2018 u vra 1 person dhe 46 të tjerë u plagosën.

Pas shpërndarjes së detajeve të sulmeve, Altun shtoi se “Turqia lufton kundër çdo lloji të terrorizmit”.