“Turqia neutralizoi 836 terroristë në 2021”

Terroristët u neutralizuan në operacionet brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 836 terroristë në operacionet brenda vendit dhe jashtë kufijve së saj gjatë këtij viti, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat tona heroike të Armatosura të Turqisë vazhdojnë luftën e tyre kundër terroristëve në mënyrë efektive dhe të vendosur. 836 terroristë janë neutralizuar në operacione që nga 1 janari 2021″, njoftoi ministria në twitter.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Një seri operacionesh kanë vazhduar gjithashtu brenda Turqisë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.